Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka publikuar një video-denoncim nga fshati Hysgjokaj në Lushnjë, ku tregon ndotjen dhe mbeturinat pranë një liqeni në zonë të kthyer në landfill mbeturinash, duke akuzuar bashkinë për neglizhencë.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, Korreshi ironizon standardet europiane, ndërsa shfaq grumbujt e plehrave, inerteve dhe mbetjeve urbane të hedhura buzë liqenit.
Deputeti akuzon bashkinë për neglizhencë, ndërsa kërkon përgjegjësi për pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit.
“Ju përshëndes dhe unë njëherë kështu, nga këto bukuritë e mëdhaja që ka liqeni aty, domethënë, ja po të vish këtu te ke një liqen të bukur. Do thoni ju, pse për liqene jemi ne? Po a t’ju tregoj një pjesë të Europës edhe këtu me liqene? Ule pak Elio, të lutem. Liqeni këtu. Kape një sekondë aty. Të gjithë plehrat e komunës, Hysgjokaj. Landfill-i. Ja kjo zonë e bukur, po mund të rrinte kaq e bukur kjo. Domethënë, këtu e ka mbytur dhe ferra. Shiko këtu wc, uturak bide, divan, dyshek, jastëk. Merre të gjithë andej. Ah, të keqen! O Karakaç, këtu flini gjumë kur vini si të deleguar? Këtu flini gjumë, ë? Po kape Europën, kape! Alo, Bashkia! Urdhëro si e ke! Se mirë dalim kështu për ajër të pastër, dalim foto, video. Po, Bashkia, po urdhëro, urdhëro, kape! Shiko Bashkia sa kanë vajtur këtu plehrat. E shikon? O Europa! Nuk hyhet në Europë kështu, nuk të lënë në Europë me këto plehrat. Se as s’ja qëllojnë dot fare andej. Kështu që, kur të keni grykën e kamerës për të parë bukuritë, ule një çikë këmbën se kemi këpucët me lerë hala. E kjo është këpuca me plehra akoma”, shprehet Korreshi në video./mxh
