Peter Magyar ka vendosur të mos zhvendoset në rezidencën qeveritare dhe të mos përdorë flotën tradicionale të automjeteve shtetërore, duke zgjedhur të ruajë stilin e jetesës që kishte edhe para marrjes së detyrës.
Sipas mediave hungareze, kryeministri i ri do të përdorë si automjet zyrtar një “Skoda Superb” ngjyrë blu, të njëjtën makinë me të cilën udhëtoi gjatë fushatës elektorale.
Magyar ka bërë të ditur gjithashtu se nuk do të jetojë në rezidencën e kryeministrit, por do të vijojë të qëndrojë në banesën e tij në zonën e Budës, së bashku me tre fëmijët e tij.
Vendimi i tij është komentuar gjerësisht në mediat hungareze, të cilat e kanë cilësuar si një përpjekje për të ruajtur një profil më të thjeshtë dhe më pranë qytetarëve edhe pas marrjes së postit më të lartë qeveritar në vend.
Skoda Superb është kthyer kështu në simbolin e vazhdimësisë së stilit modest që Magyar promovoi gjatë fushatës së tij politike./A.D
