Kanye West u shfaq në një event të fundit i shoqëruar nga partnerja e tij Bianca Censori, duke zënë vend në rreshtat e parë të spektaklit në “Kia Forum” të Los Anxhelosit.
Gjatë mbrëmjes, komediani Pete Davidson, ish-partneri i Kim Kardashian, bëri një koment të fortë ndaj reperit, duke e quajtur publikisht “nazist gay”. Megjithatë, Kanye nuk reagoi në asnjë moment ndaj deklaratës.
Reperi u pa i përmbajtur dhe pa asnjë shenjë emocioni, duke ruajtur qetësinë ndërsa salla reagoi me të qeshura ndaj batutës së Davidson.
Pamjet nga eventi tregojnë se West nuk u përfshi në situatë dhe vazhdoi të qëndronte i distancuar nga provokimi.
Më vonë gjatë mbrëmjes, ai u shfaq në një gjendje krejt tjetër, më i relaksuar dhe i buzëqeshur, duke mbështetur performancën e mikeshës së tij Teyana Taylor dhe duke ndjekur me interes daljen e Dwayne “The Rock” Johnson në skenë.
Qëndrimi i Kanye West është interpretuar nga disa si një reagim i kontrolluar dhe i ftohtë ndaj provokimit, duke treguar se ai ka zgjedhur të mos përfshihet në polemika të drejtpërdrejta gjatë eventit./mxh
