Sllovakia ka njoftuar mbylljen e të gjitha pikave të kontrollit në kufirin e saj me Ukrainën.
Vendimi u konfirmua këtë të mërkurë në një njoftim për shtyp nga administrata sllovake.
Zyrtarët përmendën shqetësimet e sigurisë si arsye për këtë veprim. Autoritetet nuk kanë dhënë një kohë specifike se kur do të rihapen pikat e kontrollit, duke deklaruar vetëm se mbyllja do të mbetet në fuqi deri në njoftim të mëtejshëm.
Kjo mbyllje e papritur e kufirit me Ukrainën vjen pas përpjekjeve të fundit diplomatike midis dy shteteve , duke nxjerrë në pah një ndryshim të papritur në peizazhin rajonal të sigurisë./mxh
