Ish-ambasadori, Roland Bimo komentoi sot zhvillimet gjeopolitike të ditëve të fundit, mes tensioneve në Lindjen e Mesme dhe vizitës së presidentit të SHBA-së në Kinë.
I ftuar në A2 CNN, Bimo theksoi se në kohët që jetojmë, luftërat po orientohen drejt llojeve tregtare ose ndryshuese të regjimeve, për shkak edhe të armëve bërthamore.
Sipas Bimos, frika nga këto zhvillime ndjehet thellë nga kinezët që ndodhen në një gjendje mungese të legjitimitetit të partisë së tyre sundimtare.
“Në kohën që jetojmë, nuk ka më mundësi që të zhvillosh luftë botërore, siç është zhvilluar lufta e parë, apo lufta e dytë për shkak se janë prezent armët bërthamore. Lufta që zhvillohet sot është ose luftë tregtare ose luftë për të ndryshuar regjimet nga brenda dhe kinezët kanë shumë frikë, ndjeshmëri dhe kjo vjen edhe nga mungesa e legjitimit të partisë komuniste të Kinës, sepse ata e ndjejnë në çdo hap që për sa kohë nuk kanë nuk janë produkt i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por janë një produkt i një regjimi që është vendosur me forcën e armëve në 49-ën. Janë një mori faktorësh që i bëjnë kinezët të jenë të ndjeshëm ndaj politikave amerikane në drejtim të tyre”,-u shpreh Bimo./mxh
