Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka vizituar sot ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku është takuar me drejtuesin Erion Bani.
Takimi vjen pas inaugurimit të sallave të reja të gjykimit sipas modelit amerikan, me një pjesë të fondeve të mundësuara nga BE-ja, si dhe nga paratë e konfiskuara të krimit të organizuar.
Gjatë takimit, u diskutua mbi forcimin e sistemit të drejtësisë dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për institucionet shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./et
