Dafina Zeqiri në pritje të fëmijës së dytë, surprizoi fansat gjatë koncertit madhështor në Tiranë.
Artistja e njohur Dafina Zeqiri ka surprizuar fansat me një lajm të madh gjatë koncertit madhështor në Tiranë, në kuadër të turneut të saj “Supernova”.
Në mesin e emocioneve, performancave energjike dhe atmosferës elektrizuese, Dafina zbuloi se është sërish shtatzënë, pothuajse gati një vit pas lindjes së djalit të saj, Daskan.
Lajmi u prit me ovacione të shumta nga publiku i pranishëm, ndërsa artistja u shfaq e emocionuar teksa ndau këtë moment të veçantë me mijëra fansa.
“Vetë e dyta”, deklaroi artistja pasi e kumtoi lajmin para dhjetëra mijëra fansave të pranishëm.
Gjithashtu në atë moment kulminant, teksa dha lajmin ajo mbajti duart tek barku i saj, derisa publiku duartrokiste.
Koncerti në Tiranë konsiderohet një nga ndalesat më të suksesshme të turneut “Supernova”, ku Dafina interpretoi hitet e saj më të njohura dhe dhuroi një spektakël të paharrueshëm. Por përveç muzikës, ishte pikërisht ky njoftim që mori gjithë vëmendjen e mbrëmjes./A.D
