Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, do të udhëtojë këtë të diel drejt Modenës, një ditë pas një incidenti ku disa persona u plagosën nga një sulm me makinë në këtë qytet.
Për këtë arsye, ajo ka anuluar vizitën në Nikosia ku do të takohej me presidentin e Qipros. Reuters shkruan se edhe Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, do të udhëtojë drejt qytetit verior italian.
Sjellim ndërmend se një 30-vjeçar, i lindur në Itali dhe me origjinë nga Afrika e Veriut, drejtoi makinën drejt një turme në qendër të qytetit të shtunën, duke plagosur tetë persona, katër prej të cilëve ndodhen në gjendje rëndë.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, do të udhëtojë këtë të diel drejt Modenës, një ditë pas një incidenti ku disa persona u plagosën nga një sulm me makinë në këtë qytet.
Për këtë arsye, ajo ka anuluar vizitën në Nikosia ku do të takohej me presidentin e Qipros. Reuters shkruan se edhe Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, do të udhëtojë drejt qytetit verior italian.
Sjellim ndërmend se një 30-vjeçar, i lindur në Itali dhe me origjinë nga Afrika e Veriut, drejtoi makinën drejt një turme në qendër të qytetit të shtunën, duke plagosur tetë persona, katër prej të cilëve ndodhen në gjendje rëndë./kb
