Last Updated on 18/05/2026 by Kesjana
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me plagosjen e efektivit A. K. gjatë natës.
Mësohet se përveç dy vëllezërve, janë shpallur në kërkim dhe disa persona të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në ngjarje.
Sipas informacioneve nga procedurat hetimore, gjatë incidentit të ndodhur janë përdorur dy armë zjarri.
Ndërsa arma e shërbimit e efektivit të plagosur është sekuestruar për t’iu nënshtruar ekspertizës balistike.
Tch raporton se autorë të dyshuar janë dy vëllezër që dyshohet se kanë pasur një konflikt për borxh me fqinjin e policit. Në kohën e ngjarjes, Kumaraku ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili kishte thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.
Para rreth 5 muajsh për këtë konflikt ai i ka dhunuar vëllezërit dhe në shenjë hakmarrje ata dyshohet se kanë tentuar ta qëllojnë mbrëmjen e së dielës, por plumbat kapën policin.
Ne momentin e ngjarjes ata kanë qenë në rrugicën e shtëpisë.
Sakaq polici ka deklaruar se me personin që ishte objektiv janë shok fëmijërie./kb
