Josh Duhamel është bërë sërish baba. Aktori i njohur hollivudian dhe partnerja e tij, Audra Mari, kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë së bashku, një vajzë që e kanë quajtur Rocca de Leon Duhamel.
Çifti ndau lajmin në rrjetet sociale me një foto të ëmbël të të porsalindurës, duke marrë menjëherë urime të shumta nga ndjekësit dhe miqtë e tyre të famshëm.
Ajo që tërhoqi vëmendje ishte edhe komenti i Fergie, ish-bashkëshortes së aktorit. Këngëtarja reagoi me emoji zemrash dhe ngjyra rozë në postimin e çiftit, duke treguar marrëdhënien e mirë që vazhdon të ketë me Josh-in edhe pas ndarjes.
Duhamel dhe Fergie kanë një djalë, Axl, 12 vjeç. Ata i dhanë fund martesës së tyre pas tetë vitesh së bashku, ndërsa divorci u përmbyll zyrtarisht në vitin 2019.
Në deklarata të fundit, aktori ka treguar se raporti mes Fergie dhe bashkëshortes së tij aktuale është shumë pozitiv, duke theksuar se mirëkuptimi familjar është prioriteti më i madh për të.
Josh dhe Audra janë gjithashtu prindër të djalit Shepherd, i cili erdhi në jetë në vitin 2024./mxh
