Last Updated on 20/05/2026 by Kesjana
Një kontroll i befasishëm është kryer këtë të mërkurë në IEVP Vlorë.
Sipas informacioneve zyrtare, nga kontrolli është evidentuar një rast i posedimit të sendeve të ndaluara.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjediset e brendshme në katin e dytë u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular tip Iphone, i fshehur brenda në dyshek.



Lidhur me rastin janë kryer veprimet proceduriale dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të bllokuara./kb
