Forma e votimeve “për procedurë” në partitë politike shqiptare po konsiderohet si një devijim nga standardet demokratike dhe parimet kushtetuese të demokracisë konkurruese, sipas analizave dhe qëndrimeve të Institutit të Studimeve Politike (ISP).
Sipas këtij vlerësimi, funksionimi demokratik i partive lidhet drejtpërdrejt me rolin e tyre në jetësimin e demokracisë dhe në sigurimin e llogaridhënies brenda strukturave të tyre. Mungesa e garës reale të brendshme, sipas kësaj qasjeje, rrezikon krijimin e partive të tipit “lider”, të shkëputura nga nevoja për reformim dhe debat të brendshëm.
Në analizë theksohet se zgjedhjet e rregullta dhe konkurruese brenda partive janë element thelbësor për gjallërimin e tyre, për krijimin e besimit të brendshëm dhe për forcimin e mëvonshëm të besimit të qytetarëve në proceset zgjedhore në nivel shtetëror.
Reagimi i ISP:
Kjo formë votimi “për procedurë” në partitë shqiptare është në thelb devijim nga standardi dhe parimi kushtetues e ligjor. Thelbi i funksionimit demokratik (Kushtetuta) dhe zgjedhjeve periodike (ligji) lidhet me rolin klasik të partive në jetësimin e demokracisë konkurruese dhe me vlerësimin se nëse partitë nuk janë demokratike e llogaridhënëse nga brenda, ato nuk mund të jenë demokratike dhe llogaridhënëse në ushtrimin e pushtetit, jashtë tyre, për shtetin, shoqërinë dhe qytetarët. Votimet e minojnë konceptin e demokracisë konkurruese dhe prodhojnë parti-lider, të shkëputura nga realiteti dhe nevoja për reforma, kurse zgjedhjet e rregullta dhe reale u shërbejnë partive të reformohen, të përmirësohen, të gjallërohen, të debatojnë, të konkurrojnë, të krijojnë besim brenda vetes për të synuar më pas krijimin e besimit tek votuesit potencialë jashtë tyre. Ato janë standardi minimal në një demokraci, sado e brishtë qoftë ajo, si në rastin e Shqipërisë.
Konteksti aktual merr vlerë edhe për shkak se parlamenti po vijon debatin për ligjin mbi financimin politik dhe pritet të vijojë me ligjin e ri mbi partitë politike. Si një vend kandidat për anëtarësim në BE vendosja e partive politike në shtrat ligjor dhe kushtetues është një kusht thelbësor për të shpresuar për cilësi reformash dhe politikë më të pastër e me integritet. Ato paguhen me taksat qytetare, ndikojnë në vendimmarrjen politike të vendit, kanë mbipushtet në të gjithë aktivitetin shtetëror dhe publik, si dhe janë entitete me përgjegjësi ligjore, morale, politike dhe qytetare.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke monitoruar procesin dhe ka adresuar në komisionin e posaçëm një draft ndryshimesh thelbësore në legjislacionin mbi partitë politike.
Në këtë kuadër sensibilitetin institucional dhe publik merr rëndësi sepse një frymë presioni pozitiv për të kaluar nga votimet/zgjedhjet formale në zgjedhje me integritet, ide, konkurrencë, llogaridhënie, transparencë dhe standard, – zgjidhje që do të ishte në dobi të vetë partive politike, por sidomos të efektivitetit të sistemit partiak dhe politik dhe në rritjen e besimit të qytetarëve te politika përfaqësuese.