Këngëtari britanik Harry Styles ka surprizuar fansat me një rrëfim shumë personal gjatë ceremonisë së çmimeve Ivor Novello Awards, të mbajtur të enjten (21 maj) në Londër.
32-vjeçari ishte i pranishëm për të nderuar Thom Yorke i cili mori çmimin prestigjioz “Fellowship of the Academy”. Gjatë fjalimit të tij, Harry foli për ndikimin e madh që grupi Radiohead ka pasur në jetën dhe karrierën e tij muzikore.
“Nuk mund ta përshkruaj sa shumë puna e tij ka ndikuar në mënyrën se si e shoh artin dhe rëndësinë e tij në botën e sotme,” tha Harry për Thom Yorke.
Ai zbuloi gjithashtu se kënga “Exit Music (For a Film)” e vitit 1997 ka ndikuar drejtpërdrejt në krijimin e hitit të tij “Watermelon Sugar”.
Por momenti që mori më shumë vëmendje ishte rrëfimi i tij për humbjen e virgjërisë.
“E humba virgjërinë me ‘Talk Show Host’,” tha Harry me humor, duke shtuar më pas: “Në fakt, me intro-n e ‘Talk Show Host’.”
Duke qenë se hyrja e këngës zgjat vetëm rreth 10 sekonda, fansat e interpretuan deklaratën si një shaka të Harry-t për eksperiencën e tij të parë intime.
Këngëtari shtoi gjithashtu se performanca live e Radiohead në Berlin vitin e kaluar i dha frymëzim për t’u rikthyer sërish në turne muzikor, duke lënë të kuptohet se fansat duhet t’i jenë mirënjohës grupit legjendar për rikthimin e tij në skenë./mxh
