Franca i ka ndaluar hyrjen në vend ministrit të sigurisë kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir. Vendimi erdhi për shkak të një video të publikuar në llogarinë e tij në “X”, dhe që u dënua gjerësisht, ku ai tallte aktivistët pro-palestinezë në bordin e një flotilje ndihmash për në Gaza .
“Që nga kjo ditë, Itamar Ben-Gvirit i ndalohet hyrja në territorin francez. Ky vendim vjen pas veprimeve të tij të papranueshme ndaj qytetarëve francezë dhe evropianë në bordin e flotiljes Global SUmud. Ne nuk e miratojmë qasjen e kësaj flotiljeje, e cila nuk prodhon asnjë efekt të dobishëm dhe rëndon shërbimet diplomatike dhe konsullore, profesionalizmin dhe përkushtimin e të cilave i përshëndes.
Por nuk mund të tolerojmë që shtetasit francezë të kërcënohen, frikësohen ose brutalizohen në këtë mënyrë, veçanërisht nga një zyrtar publik. Vërej se këto veprime janë dënuar nga një numër i madh i qeverisë dhe figurave politike izraelite. Ato vijnë pas një liste të gjatë deklaratash dhe veprimesh tronditëse, nxitjesh për urrejtje dhe dhunë kundër palestinezëve. Ashtu si kolegu im italian, i bëj thirrje Bashkimit Evropian të vendosë sanksione edhe ndaj Itamar Ben-Gvir”, njoftoi Ministri i Jashtëm Francez Jean-Noel Barrot.
Franca, Spanja dhe Italia po kërkojnë gjithashtu sanksione të BE-së ndaj Ben-Gvir. Videoja, e publikuar në llogarinë e Ben-Gvir me mbishkrimin “Kështu i mirëpresim mbështetësit e terrorizmit. Mirë se vini në Izrael”, tregon aktivistët të gjunjëzuar me ballin në tokë dhe duart e lidhura.
Anija e aktivistëve po lundronte për të dërguar ndihmë humanitare në Gaza kur u ndalua nga forcat izraelite të sigurisë në ujërat ndërkombëtare. Në video, ministri shihet duke ecur mes aktivistëve të lidhur me një grup mbështetësish, duke valëvitur një flamur izraelit ndërsa tall dhe ngacmon të ndaluarit.
Pamjet filmike u kritikuan gjerësisht nga kritikët dhe aleatët e Izraelit njësoj, dhe sjellja e Ben-Gvir u qortua nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Aktivistët deklaruar pas deportimit nga Izraelit se janë abuzuar ndërsa ishin në paraburgim. Të premten, Flota Globale Sumud tha se disa nga të burgosurit iu nënshtruan abuzimit fizik dhe seksual. Shërbimet e burgjeve izraelite mohuan se ka ndodhur ndonjë abuzim./mxh
