Modelja Brikena Selmani së bashku me partnerin e saj Mateo Borri ishin të ftuar specialë në jurinë e She’s on Top në emisionin E Diell, ku nuk munguan momentet interesante dhe pyetjet pikante.
Gjatë transmetimit, moderatorja Sara Gjordeni i pyeti drejtpërdrejt çiftin nëse ata janë martuar në fshehtësi, pas aludimeve të ngritura nga unazat që mbanin.
Mateo sqaroi se njëra prej unazave është dhuratë prej tij për Brikenën, ndërsa unaza tjetër i është dhuruar nga familja. Megjithatë, përgjigjja e çiftit nuk i shuajti plotësisht dyshimet për një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.
Madje, Brikena shtoi më shumë kuriozitet te publiku me deklaratën e saj drejtuar Sarës:
“Ti dhe Bardhi do të jeni patjetër të ftuar në dasmën tonë.”
Kjo deklaratë u interpretua menjëherë si një konfirmim indirekt se çifti mund të jetë duke planifikuar dasmën tanimë reale në një të ardhme të afërt./mxh
