Last Updated on 29/05/2026 by EL
Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pengmarrje dhe dhunim është rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës. Shtetasi R. L., banues në fshatin Risili të Vlorës, u lokalizua dhe u kap gjatë një operacioni të përbashkët mes strukturave hetimore të Vlorës, Gjirokastrës dhe forcave “Shqiponja”, në kuadër të operacionit të koduar “Strike 2”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 21 maj 2026 në qytetin e Vlorës. Autoritetet dokumentojnë se shtetasi R. L., në bashkëpunim me shtetasit B. H. dhe L. K. (alias L. L.), të cilët janë arrestuar më parë nga policia, kanë futur me forcë në automjet një 20-vjeçar.
“Pasi e kanë marrë me forcë, autorët e kanë dërguar të riun në një ambient të veçuar dhe të izoluar. Aty ushtruan dhunë fizike ndaj tij me qëllim për t’i marrë shumën prej 6000 eurosh,” bën me dije policia lidhur me dinamikën e pengmarrjes.
Pas arrestimit në aksin Tepelenë-Gjirokastër, 30-vjeçari u shoqërua dhe iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, e cila po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale për zbardhjen e plotë të këtij rasti të rëndë kriminal./et
