Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin Muscatine në shtetin amerikan të Iowa-s, ku një person i armatosur vrau gjashtë anëtarë të familjes së tij dhe më pas i dha fund jetës.
Sipas autoriteteve lokale, viktimat u gjetën në disa vende të ndryshme të qytetit pas një serie të shtënash që nisën rreth mesditës. Katër prej tyre u gjetën të pajetë brenda një banese, ku policia mbërriti pas njoftimeve tw para për të shtëna me armë zjarri.
I dyshuari, i identifikuar si Ryan Willis McFarland, 52 vjeç, ishte larguar nga vendi i ngjarjes përpara mbërritjes së efektivëve. Policia e lokalizoi ate pranë shëtitores buzë lumit Misisipi, afër një ure këmbësorësh.
Sipas autoriteteve, gjatë komunikimit me oficerët, 52-vjeçari kreu vetëvrasje.
Hetimet e mëtejshme cuan në zbulimin e dy viktimave të tjera, të cilat u gjetën në një banesë tjetër dhe në një biznes lokal. Autoritetet besojnë se edhe këta persona janë vrarë nga i njëjti autor.
Policia deklaroi se të gjashtë viktimat dyshohet se ishin familjarë të autorit, ndërsa identitetet e tyre nuk janë bërë ende publike. Mediat amerikane raportojnw se mes viktimave ka edhe fëmijë.
Sipas hetimeve paraprake, tragjedia dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një konflikti familjar, megjithëse autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi motivet e mundshme. Shefi i policisë konfirmoi gjithashtu se autori kishte precedentë penalë./mxh
