Last Updated on 02/06/2026 by EL
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një kamionist shqiptar ka humbur jetën.
Ai u gjet brenda mjetit që drejtonte, ndërsa dyshohet se kjo mund të ketë ardhur si pasojë e një atak kardiak.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në portin e Ankonës në Itali, në hyrje të stacionit të përpunimit.
Pas zbulimit të rastit, ekipi shëndetësor shkoi menjëherë në vendngjarje, por pavarësisht kësaj 68-vjeçari shqiptar ndërroi jetë.
Ende nuk dihet emri i viktimës, ndërsa hetimet për ngjarjen po vijojnë, teksa pritet edhe rezultati i autopsisë./CorriereAdriatico
