Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kalifornisë, ku një person që mbante peng disa njerëz brenda një banke është qëlluar për vdekje nga agjentët e FBI-së.
Policia u thirr fillimisht të martën për një kërcënim me bombë dhe raporte për një person që ishte barrikaduar brenda godinës së Chase Bank së bashku me disa persona të tjerë.
Në vendngjarje u angazhuan forca të shumta, përfshirë ekipin SWAT, skuadrën e bombave, njësinë e qenve dhe negociatorët, si dhe ekipin e shpëtimit të pengjeve të FBI-së. Gjatë negociatave të martën, dy pengje u liruan, ndërsa pengjet e tjera që mbetën brenda u liruan të mërkurën pa lëndime.
Situata u mbyll të mërkurën kur i dyshuari u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me personelin e FBI-së. Për shkak të kësaj ngjarjeje, autoritetet vendore kishin mbyllur përkohësisht disa rrugë dhe ndërtesa përreth zonës ku ndodhej banka./mxh
