Një veprim i fundit në rrjetet sociale ka bërë që të lindin dyshime për një përkeqësim të mundshëm të marrëdhënieve mes Selin dhe këngëtarit Gjesti.
Vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr fakti se të dy nuk ndiqen më në Instagram, një detaj që menjëherë ka nxitur diskutime dhe spekulime për një krisje mes tyre.
Situata ka surprizuar shumë, sidomos duke pasur parasysh lidhjen e afërt që Gjesti ka me partnerin e Selin, Gimbo, të cilët prej kohësh njihen si miq të ngushtë.
Në periudhën kur Gimbo dhe Selin ishin pjesë e “Big Brother VIP”, Gjesti fillimisht kishte shprehur rezerva për lidhjen e tyre dhe madje kishte reaguar me ironi në rrjete sociale, në një kohë kur Selin ishte përfolur nga publiku.
Më pas, pas përfundimit të formatit, qëndrimi i tij ndryshoi, duke e pranuar lidhjen si të sinqertë dhe duke i dhënë mbështetje çiftit.
Megjithatë, ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur konkretisht mes tyre që ka çuar në heqjen e ndjekjes në Instagram.
Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një keqkuptim të momentit apo për një prishje më të thellë të marrëdhënieve që mund të ndikojë edhe në miqësinë mes Gjesti dhe Gimbo./mxh
