Publikimi i albumit të ri “I pari” po shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e Butrint Imerit, i cili ka zgjedhur ta ndajë këtë sukses me rrethin e tij më të afërt në një event privat të organizuar pak ditë para lansimit zyrtar të projektit.
Mes familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të ftuar në këtë mbrëmje ekskluzive, vëmendja u përqendrua te një emër i njohur i ekranit turk. Bëhet fjalë për Su Burcu Yazgi Coskun, aktoren që prej muajsh po përflitet për një raport të mundshëm me këngëtarin shqiptar.
Prania e saj në këtë organizim të kufizuar nuk kaloi pa u vënë re. Pamjet e siguruara nga emisioni “Prive” e kanë treguar aktoren në mesin e të ftuarve, duke i dhënë hov të ri spekulimeve që kanë qarkulluar prej kohësh në rrjetet sociale dhe mediat rozë.
Megjithëse as Butrint Imeri dhe as Su Burcu Yazgi Coskun nuk kanë komentuar mbi raportin e tyre, fakti që aktorja ishte pjesë e një feste kaq personale për artistin ka ngjallur interes të madh te publiku.
E njohur për rolin e Asiye-s në serialin e suksesshëm “Kardeşlerim”, Su Burcu Yazgi Coskun vazhdon të jetë një nga emrat më të ndjekur të brezit të ri të aktorëve në Turqi, ndërsa çdo paraqitje e saj pranë këngëtarit shqiptar po komentohet gjerësisht nga fansat e të dyve./mxh
