Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli sot për investimin në Zvërnec, gjatë takimit me një grup qytetarësh.
Në fjalën e tij, Balla u shpreh se nuk bëhet fjalë për një investim të thjeshtë prej 4 milardë dollarësh.
Kjo pasi, sipas Ballës, mënjëherë do të fillojë qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve, kosto e së cilave do të pasqyrohet në buxhetin e shtetit dhe ekonominë kombëtare.
“Kur investon 4 milardë, vlera e tyre në ekonomi nuk është 4, është 8, është 12. Sepse fillon qarkullimi. Do marrë tullën, tjegullën, çimenton, pemët që do të mbjellë. Ato quhen qarkullim dhe nuk janë më 4 milardë. Nëse ata thonë se do të investojnë 4 miliardë, vlera e tyre në ekonomi është më e madhe. Po bëj një llogari të trashë. Vetëm TVSH 20%, nga 4 milardë është 800 milionë, që shkojnë në buxhet të shtetit. Natyrshëm, për pensionet nuk do kemi 250 milionë, por 500 milionë. Çohen ca tani dhe thonë: Jo, nuk duam”,-tha Balla./Mxh
