Last Updated on 15/06/2026 by EL
Mosnjoftimi i të pandehurit Fation Baçi, efektivit të burgjeve, të akuzuar në dosjen “Veliaj”, u bë shkak për dështimin e seancës ndaj të bashkëpandehurve të kryebashkiakut Erion Veliaj, që gjykohen veçmas tij.
Baçi është efektivi që i dha telefonin Veliajt teksa shkonte si i paraburgosur në gjykatë, ndërsa më vonë u arrestua edhe në lidhje me arratinë nga burgu i Durrësit të Altin Ndocit.
Në seancë u relatua se Baçi ka fituar lirinë më 4 qershor nga Apeli i Tiranës dhe nuk ishte mundësuar njoftimi i tij për gjyqin. Procesi ndaj Elman Abules dhe nëntë të bashkëpandehurve të Veliajt ndodhet në fazën e konkluzioneve të mbrojtjes./et
