Last Updated on 15/06/2026 by Monika
Gazetarja Klodiana Lala, tregoi detaje nga hetimet për dosjen Aruba ku përfshihen emra të njohur të botës së krimit dhe të biznesit në Shqipëri.
Lala tha se hetimi i nisur 5 vite më parë ka çuar në arrrestime personash dhe sekuestrim të pronave dhe llogarive bankare në një vlerë të konsiderueshme të llogaritet në 500 milionë euro.
“Është hetim i 2021, që ka nisur mbi bazën e një sekuestro që SPAK ka bërë për një pronë në zemër të Tiranës, ngjitur me Air Albania, një pronë të Eldi Dizdari, një personazh kontrovers i botës së krimit. Kërkohet nga Italia, konsiderohet ndër më të rëndësishmit në narko trafik. Po diskutohej që kjo pronë të zhvillohej dhe ka patur një sërë kalimesh deri në duart e Artur Shehut.
SPAK e kishte sekuestruar pronën, zhvilluesit e pronës familjarë të Mirit të Xhikes, bëjnë kërkesë në SPAK dhe kërkojnë informacion nëse Artur Shehu, ishte apo jo nën hetim. Nga ky moment, fillon një hetim, shtohen disa vepra penale që lidheshin me Artur Shehun. Kishte vite që ishte larguar nga vendi. Ka patur shumë diskutime dhe akuza në raport me të, për përvetësim pronash, trafik, por në Shqipëri nuk kishte patur asnjë hetim penal apo dënim.
Cfarë ndodh? Duket se hetimet nuk po jepnin rezultat, pasi nuk kishte të dhëna. Kur mbërrin një letër porosi nga Spanja, rezulaton se spanjollët, belgët, që po hetonin një klan kriminal të vëllezërve Osmani, kishin përgjuar takim në ishullin Aruba, dhe aty rezultonte Artur Shehu dhe dia personazhe të krimit, flitet edhe për një zyrtar të lartë të paidentifikuar.
Në dosje thueht se ka qenë një zyrtar i lartë dhe është përgjuar. Në dosje janë identifikuar vetëm njerëzit e botës së krimit. Artur Shehu, Adrian Rama, Elton Memeti e me rradhë, por nuk rezulton të jetë zbardhur zyrtari.
Janë tre shtyllat kryesore, trafiku i kokainës që rezulton në disa vende, më pas pastrimi i parave dhe në finale investimi në kulla të larta dhe resorte luksoze.
Në të gjithë historinë, prokuroria zbulon dy grupe kriminale. Njëri grupim, dyshohet se drejtohet nga Alfredo Hamzaj. Ky personazh është lidhur me Orest Sotën. Grupi tjetër drejtohet nga Luçiano Koçeku. Paratë e Koçekëve dyshohet se i pastronte Ilir Shtufi në kulla në Tiranë, por kishin nisur planet për të investuar edhe te Green Coast në Palasë.
Pastaj ka edhe personazhe të tjetër.
Përllogaritja e të gjithë pasurive shkon në shifra marramendëse, deri në 500 milionë euro, po flasim në total se janë llogari bankare, janë vila. 128 milionë euro janë të ngrira vetëm në llogarinë e noteres që lidhet me skemën e tjetërsimit të pronave në Zvërnec, që vëllëezërit Al Kayat nga Katari do t’ia kalonin kompanisë ndërmjetëse “Albania Land Development”, pastaj janë pasuritë e vëllezërve Koçeku që llogariten në mbi 100 milionë euro, janë pasuritë e Ilir Shtufit, Orest Sotës”- tha Lala./mxh
