Last Updated on 16/06/2026 by Anisa
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 37-vjeçarit, i cili u mbyt gjatë pasdites se djeshme në Liqenin e Ulëzës. Policia ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen, duke zbuluar edhe dinamikën e saj.
“Mat, rreth orës 18:20, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Mat ka marrë njoftim se shtetasi A. Z., 37 vjeç, banues në Laç, dyshohet se, duke drejtuar një mjet lundrues në liqenin e Ulzës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në ujë. Më pas, në tentativë për të kapur sërish mjetin lundrues, dyshohet se është mbytur.
Janë njoftuar polumbarët e RENEA-s, për gjetjen e 37-vjeçarit, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, së bashku me grupin hetimor, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan Policia./a.d
