Më shumë se 700 persona kaluan dje La Manshin me varka të vogla drejt Britanisë së Madhe, sipas shifrave më të fundit të publikuara.
Gjithsej 710 persona, që mendohet të jenë migrantë, mbërritën dje në Britaninë e Madhe, duke shënuar numrin më të lartë të mbërritjeve brenda një dite gjatë vitit 2026.
Nga 1 deri më 14 qershor nuk ishte regjistruar asnjë kalim migrantësh.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë mbërritur me varka të vogla gjatë vitit 2026 ka arritur në 9 852, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Home Office.
Ky numër është 40% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur shifra ishte 16 317, dhe 14% më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur ishin regjistruar 11 431 mbërritje.
Njëmbëdhjetë varka mbërritën dje, që do të thotë se secila kishte mesatarisht rreth 65 persona në bord.
Grupe njerëzish, që mendohet se ishin migrantë, u panë në veri të Francës duke u përpjekur të kryenin kalimin e rrezikshëm të LA Manshit Burra, gra dhe fëmijë me jelekë shpëtimi portokalli u panë të hipur në gomone që largoheshin nga bregdeti francez pranë Berck.
Disa prej tyre u detyruan të ktheheshin në breg pas një përpjekjeje të pasuksesshme për të kaluar kanalin dhe u panë të mbështjellë me batanije termike.
Qeveria britanike po synon të vendosë masa të reja për të frenuar kalimet me varka të vogla, përfshirë propozime që mund të lejojnë konfiskimin e sendeve personale të migrantëve për të ndihmuar në mbulimin e kostove të akomodimit të tyre në Britainë e Madhe./mxh
