Vijojnë kontrollet e intensifikuara të Doganës Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e shkeljeve doganore.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë verifikimit të një automjeti me targa britanike që kishte mbërritur nga Anglia, u gjetën të padeklaruara 29,065 paund britanikë dhe 455 euro. Paratë ndodheshin në çantën personale të drejtuesit të mjetit.
Pas konstatimit të shkeljes, Dogana vendosi masë administrative për mosdeklarim të vlerave monetare, ndërsa rasti iu referua strukturave kompetente për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë për të parandaluar dhe goditur çdo shkelje të legjislacionit doganor në pikat kufitare të vendit./mxh
