Një stuhi e fortë e shoqëruar me breshër ka goditur dje disa shtete federale të Austrisë, ndërsa më pas është zhvendosur drejt Sllovenisë.
Autoritetet austriake kanë lëshuar një paralajmërim të kuq për mot të rrezikshëm, ndërsa Agjencia Sllovene e Mjedisit ka ngritur nivelin e alarmit në portokalli për verilindjen e vendit, për shkak të mundësisë së erërave të forta, reshjeve intensive të shiut dhe breshrit.
Në Austri, shërbimi i paralajmërimit për stuhi ka shpallur nivelin e kuq të rrezikut për Tirolin, Salzburgun, Austrinë e Poshtme, Styrinë dhe Karinthinë.
Zjarrfikësit kanë kryer ndërhyrje të shumta si pasojë e motit të keq, ndërsa disa aktivitete publike, përfshirë një festival në Graz, janë ndërprerë për arsye sigurie.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, tregojnë dëmet dhe kushtet e vështira të motit./kb
