Një kthesë e papritur është shënuar në raportin mes DJ Bujakës dhe poetes Mimoza Ahmeti, pas tensioneve që patën gjatë pjesëmarrjes së tyre në “Ferma VIP”.
Vetëm një ditë para finales së spektaklit, miqësia e tyre u vu në pikëpyetje pas një debati të fortë brenda fermës, ku DJ Bujaka shprehu pakënaqësi ndaj sjelljes së saj dhe madje e akuzoi për “shkelje të shoqërisë” mes tyre. Ky moment u bë menjëherë temë diskutimi në rrjet dhe mes fansave të programit.
Por, pas përfundimit të reality show-t, situata ka ndryshuar ndjeshëm. Të dy kanë lënë pas keqkuptimet dhe duket se kanë zgjedhur të mos i japin më peshë konflikteve të krijuara në kushtet e lojës.
Rikthimi i afrimit mes tyre është vënë re në eventin e parë të DJ Bujakës pas finales së “Ferma VIP”, ku Mimoza Ahmeti është shfaqur për ta mbështetur publikisht. Ky gjest është parë si një sinjal i qartë se raporti i tyre është normalizuar.
Në një postim të ndarë në Instagram, DJ Bujaka ka publikuar pamje nga eventi duke shkruar: “Kush ka ardh te eventi i Bujakës”, duke lënë të kuptohet se atmosfera mes tyre është sërish miqësore.
Kështu, ajo që u duk si një krisje e fortë brenda spektaklit, duket se ka mbetur pas, ndërsa jashtë kamerave miqësia e tyre ka gjetur sërish ekuilibrin./mxh
