Last Updated on 22/06/2026 by Monika
Analisti Andi Bushati u ndal sot gjerësisht te protestat qytetare kundër qeverisë.
I ftuar në ‘Syri Tv’, Bushati u shpreh se kryeministri Edi Rama ka dy rrugëdalje; tërheqjen nga qëndrimi i tij ose dorëheqjen, njësoj si homologu britanik.
Në optikën e analistit, këto janë rrugët e vetme demokratike, pavarësisht se në Shqipëri mund të bien si alternativa.
“Rrugëdalja e parë është një lider i ndritur, që sheh që një pjesë e popullit, edhe kur s’e ka gjithë popullin, e ka kundër dhe thotë: “Tërhiqem”. Janë kryeministra europianë që kanë ikur shumë më pak sesa për kaq. Ka një rrugë të dytë, të cilën e pamë sot te kryeministri anglez. Pra, partia e sheh që ti je bërë pengesë dhe po e çon partinë qorrsokak, dhe është vetë partia me një, po themi, fjalë të zbukuruar, grusht shteti brenda partisë, që të nxjerr mënjanë. Këto janë rrugë shumë demokratike. E fatkeqësisht, ne s’jemi vend demokratik, prandaj rrugë të tilla bien”,-tha Bushati./Mxh
