Last Updated on 28/06/2026 by EL
Sindikata e hekurudhave në Spanjë ka bërë thirrje për një grevë 24-orëshe të hënën, duke shkaktuar anulimin e 320 nisjeve të trenave në linjat e shpejta, të mesme dhe periferike, raportojnë mediat spanjolle.
Sipas njoftimeve, trenat në linjat e mesme dhe periferike do të operojnë me kapacitet të reduktuar, përkatësisht 65% dhe 50%.
Greva pritet të përsëritet edhe më 15 korrik, duke rritur shqetësimet për ndërprerje të zgjatura në transportin hekurudhor./et
