Last Updated on 29/06/2026 by Anisa
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, María Corina Machado, ka deklaruar se “ka ardhur koha” që të rikthehet në Venezuelë, pas largimit të saj nga vendi në një operacion të fshehtë në dhjetor të vitit 2025.
Ajo theksoi se prioriteti i saj është shpëtimi i jetëve dhe mbështetja e qytetarëve të prekur nga kriza. “Prioriteti absolut është shpëtimi i jetëve dhe ngushëllimi e ndihma ndaj atyre që janë lënduar. Shumë shpejt do të kthehem në Venezuelë së bashku me popullin venezuelian”, deklaroi ajo.
Rikthimi i saj vjen pas vlerësimit ndërkombëtar me Çmimin Nobel për Paqe, që iu dha për angazhimin e saj për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Venezuelë./ad
