Last Updated on 29/06/2026 by EL
Të paktën pesë persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi me armë zjarri në qytetin Stade, në veri të Gjermanisë, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Policia konfirmoi se një person është arrestuar në lidhje me ngjarjen, por nuk ka dhënë ende detaje mbi identitetin e viktimave, autorin e dyshuar apo motivet e sulmit.
Sipas raportimeve të para të mediave gjermane, të shtënat mund të kenë ndodhur në një qendër rinore, megjithatë ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.
Pas incidentit, autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë policor në qendër të Stade, një qytet me rreth 50 mijë banorë, i vendosur rreth 50 kilometra në perëndim të Hamburgut.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve, policia u bëri thirrje të shmangin zonën për arsye sigurie, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
Autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje në orët në vijim./et
