Last Updated on 01/07/2026 by EL
Protesta e 32-të radhazi në Tiranë ka nisur sërish nga sheshi “Skënderbej”, ku qytetarët janë mbledhur për të kundërshtuar kryeministrin Edi Rama dhe aktorët kryesorë të politikës aktuale.
Pas grumbullimit në qendër të kryeqytetit, protestuesit pritet të zhvendosen drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të vijojë tubimi.
Kjo është dita e 32-të e protestave të përditshme në Tiranë, të cilat kanë nisur kundër investimit në Zvërnec dhe janë zgjeruar më pas me thirrje politike kundër qeverisë dhe klasës politike./ET
