Ditën e sotme duke nisur nga ora 10:00, Kuvendi zhvillon seancën e radhës plenare.
Në rend dite për sot janë përfshirë një interpelancë me ministrin e Turizimit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.
Po ashtu dhe një seancë pyetje-përgjigje me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu kërkuar nga deputeti Klevis Balliu.
Në rend dite për seancën e sotme janë të përfshira dhe diskutimet për disa projektligje, si ratifikimi i marrëveshjes me BERSH apo për ndryshimet në ligjin për Shërbimin Informativ Kombëtar./kb
