Një moment i veçantë ka ardhur për çiftin e njohur të showbiz-it, Lotina dhe Mozzik, të cilët kanë ndarë me publikun një lajm të gëzueshëm: ata do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.
Çifti ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku Lotina shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar kështu pritjen e ëmbël. Sipas postimit të saj, ajo ka arritur ta mbajë të fshehtë këtë periudhë për rreth gjashtë muaj, pavarësisht angazhimeve të saj të përditshme në ekran.
Në mënyrë të veçantë, ata kanë zbuluar edhe gjininë e foshnjës: një djalë, lajm që është shoqëruar me një mbishkrim simbolik të ndarë nga çifti në rrjete sociale, duke treguar emocionin e tyre për këtë kapitull të ri.
Për Lotinën kjo është eksperienca e parë si nënë, ndërsa për Mozzik-un fëmija i dytë, pasi ai është tashmë baba i një vajze, Hanës, nga lidhja e tij e mëparshme me reperen Loredana Zefi.
Lajmi është pritur me shumë urime nga ndjekësit, miqtë dhe kolegët e çiftit, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me mesazhe urimi dhe dashamirësie për shtatzëninë dhe ardhjen e afërt të vogëlushit./mxh
