Last Updated on 05/07/2026 by EL
Pas raportimeve të bëra ditën e sotme se zjarri ka përfshirë një pjesë të plazhit të Tales dhe fshatit Synej, vatra aktive janë regjistruar në Drizë të Fierit.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar për përhapjen e flakëve, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilët prej orësh po punojnë për të shuar zjarrin.
Në ndihmë mësohet të kenë ardhur dhe banorët e zonës, të cilët po ndihmojnë zjarrfikësit me mjete rrethanore.
Fatmirësisht, zjarri ndodhet larg qendrës së banuar. Ndërsa pritet që të nisë ndërhyrja nga ajri. .er
