Last Updated on 06/07/2026 by Anisa
Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon, pjesë e ndarë nga dosja ndaj Ilir Metës.
Në sallën e gjyqit ishte e pranishme Ema Çoku, ndërsa Fatime Kryemadhi mungonte së bashku me avokatët e saj. Po ashtu, në seancë nuk ishte i pranishëm as Pirro Xhixho, i cili përfaqësohej nga avokati Sokol Mëngjesi.
Organi i akuzës kishte parashikuar leximin e pretencës në këtë seancë, por mbrojtja e Kryemadhit ka kërkuar shtyrjen e procesit.
SPAK deklaroi se, duke qenë se e pandehura Fatime Kryemadhi nuk përfaqësohej nga mbrojtja ligjore, seanca nuk mund të zhvillohej në këto kushte.
Për pasojë gjykata ndërpreu seancën dhe e shtyu për datën 13 korrik, ora 12:00./ad
