Last Updated on 06/07/2026 by Anisa
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër pas zjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu zona të tëra në Fier, i cili dyshohet se u shkaktua nga djegia e kashtës në një arë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai e cilëson ngjarjen si pasojë të papërgjegjshmërisë dhe mungesës së ndërgjegjësimit, duke kritikuar praktikën e përsëritur të djegies së mbetjeve bujqësore, që çdo vit shkakton dëme të mëdha materiale dhe rrezikon jetën e njerëzve.
Reagimi i plotë i Mentor Kikisë:
Kur injorantët të vënë zjarrin e të përcëllojnë!
Një 20 vjeçar në Fier do të bërballet me akuzën e zjarrvënies. Sipas mediave, ai quhet Nikolla Jaso, nga fshati Drizë dhe është arrestuar tashmë. Dje, ai kishte ndezuar zjarr për të djegur kashtën e grurit të korrur në arën e tij.
Por zjarri doli jashtë kontrollit dhe dogji mbi 100 hektarë ullishta, pemë frutore e bimë të tjera nëpër ara.
Çdo vit, mania e njerëzve për të djegur bimësinë e thatë në tokat e tyre kanë shkaktuar katastrofa të vërteta.
Injoraca e njerëzve nuk ka limit!
Diku djegin arën e korrur e diku kullotën, dhe dëmet që shkaktohen janë të jashtëzakonshme.
Qindra zjarrfikës përcëllohen në këtë ditë përvëluese të fikin zjarret e këtyre idjotëve që mendojnë se zjarri do qëndrojë brenda tokës së tyre./ad
