Nëntëdhjetë e nëntë shkencëtarë francezë botuan një artikull në gazetën Le Monde duke bërë thirrje për miratimin e menjëhershëm të legjislacionit emergjent për të trajtuar krizën klimatike. Nënshkruesit propozojnë të ndalojnë çdo financim ose pjesëmarrje të kompanive franceze në projekte të reja të karburanteve fosile brenda dhe jashtë vendit.
Shkencëtarët akuzojnë kompaninë TotalEnergies për cinizëm teksa njoftoi një investim të ri në lëndët djegëse fosile gjatë ditës më të nxehtë në historinë e Francës. Letra bën thirrje për krijimin e një fondi të gjelbër për të financuar projektet e qeverisjes lokale që do të përshpejtojnë tranzicionin ekologjik.
Mediat shkruajnë se ekspertët paralajmërojnë se valët e të nxehtit do të bëhen më të shpeshta dhe intensive për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të qymyrit, naftës dhe gazit./mxh
