Last Updated on 07/07/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e Health Hub Hospital, spitalit të ri që do të ndërtohet në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se punimet pritet të përfundojnë në vjeshtën e vitit 2028.
Ai e cilësoi këtë investim si një kapitull të ri për sistemin shëndetësor shqiptar, duke theksuar se spitali do të ofrojë trajtim për sëmundje të komplikuara dhe do të krijojë mundësi të reja për pacientët që kanë nevojë për kujdes të specializuar.
“Po e filloj me një falenderim të sinqertë, sepse nuk ka kaluar shumë kohë nga momenti që u takuam me dirigjentin e madh të orkestrës së grupit San Donato. Shtrënguam duart dhe i dhamë njëri-tjetrit fjalën që të mblidhemi në Tiranë për ndërtimin e një spitali ekselence, për t’i dhënë mundësi të reja, për të marrë kujdes shëndetësor për raste të komplikuara.
Kemi një kaptull të ri për shëndetësinë, ky spital do të trajtojë edhe sëmundjet e komplikuara. Kthimi i madh i Etore Sequi është i madh, pasi është italian që und të quhet më shqiptari nga italianët dhe më italiani nga shqiptarët. Shqipëria të ka bërë mirë dhe je me fat. Dua të falenderoj të gjithë ekipin e grupit që është kujdesur për projektin.
Jam i sigurt që punimet do të jenë të përsosura, kemi caktuar një datë, shpresojmë që inxhineri të mbajë fjalën, që gjithçka të jetë gati në vjeshtën e vitit 2028. Nuk mund të mos shtoj këtyre falenderimeve, ambasadorin Marco Alberti, është realisht dëshmitar i një transformimi gjithmonë e më të thellë të marrëdhënieve shqiptaro-italiane. Dua të falenderoj ambasadorin që po përpiqet për të marrë hapa konrketë drejt projekteve konkrete, ky është projekt konkret. Kemi nevojë për shtysë tjetër përpara”, tha Rama.
Kryeministri vuri në dukje edhe transformimin e sistemit shëndetësor ndër vite, duke theksuar se është bërë progres i rëndësishëm, megjithëse mbeten ende sfida për t’u përballuar.
“Kemi bërë goxha punë për të rindërtuar, për të hapur realitete të reja me standarde të reja në sistemin tonë shëndetësor. Kemi bërë shumë për të kaluar nga një sistem që ishte një dështim i madh, në një sistem që ka nisur të rrugëtojë drejt asaj që është me legjitimitet të plotë ambicia e qytetarëve shqiptarë. Por kemi ende shumë punë për të bërë për të garantuar cilësi shërbimi”, tha Rama.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e rritjes së nivelit profesional dhe krijimit të mundësive të reja për mjekët dhe infermierët shqiptarë.
“Do të jetë një spital ku ekselenca krijon kushte për mjekë e infermierë të rinj shqiptarë të shërbejnë në një realitet me nivele më të mira europiane”, shtoi ai./ad
