Last Updated on 08/07/2026 by Anisa
Sipas të dhënave më të fundit nga mediat e huaja, numri zyrtar i të vdekurve nga dy tërmetet shkatërruese në Venezuelë ka arritur në 3.685 persona.
Një njoftim zyrtar i Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodriguez, dëshmon se numri i të plagosurve është mbi 16.740 persona, ndërsa 17.907 të tjerë kanë mbetur të pastrehë. Për sa u përket të zhdukurve, Ndërsa shifrat zyrtare ende nuk janë përfundimtare, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) vlerëson se numri i personave me të cilët ka humbur kontakti mund të arrijë deri në 50.000.
Sipas Le Monde, ekipet ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit kanë filluar të mbyllin operacionet e tyre pasi shpresat për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja pothuajse janë shuar, duke bërë që fokusi i punës të zhvendoset plotësisht te nxjerrja e trupave dhe menaxhimi i krizës humanitare.
Katastrofa natyrore, e cila konsiderohet më e rënda në këtë shtet në më shumë se një shekull, ndodhi më 24 qershor, me dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të shkallës Rihter/ad
