Last Updated on 08/07/2026 by EL
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Shalës të Sarandës ku mësohet se një i moshuar ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në mal teksa kulloste bagëtitë e tij.
Për rrjedhojë, i moshuari i identifikuar si Ismeti Domeri dyshohet se është ndjerë keq si pasojë e temperaturave të larta dhe ka humbur ekuilibrin duke u rrëzuar.
69-vjeçari mësohet se ka marrë plagë të rënda në kokë dhe në kraharor. Ndaj personat që e kanë gjetur atë në fshat, e kanë marrë dhe transportuar në Spitalin e Sarandës.
Ndërsa bëhet me dije se për shkak të plagëve të rënda, ai është nisur për në Tiranë, ku pritet të marrë një mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës. /ET
