Last Updated on 14/07/2026 by Anisa
Shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës, Elisabeta Mataj, ndërsa mësohet se është kallëzuar për ndjekje penale nga drejtuesit e Postës Shqiptare, pas një kontrolli të ushtruar në filialin e Durrësit për abuzime.
Njoftimi për kontrollin në filialin e Durrësit është dhënë nga vetë Posta Shqiptare, e cila ka deklaruar se janë konstatuar parregullsi dhe shkelje në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave dhe se, pas kësaj, ka marrë masat e menjëhershme administrative ndaj punonjësve përgjegjës, si dhe e ka referuar rastin në prokurori, duke depozituar kallëzim penal.
Nga burime dyshohet për abuzim prej 3 milionë eurosh.
Ndërkaq mësohet se ka dhënë dorëheqjen menjëherë dhe drejtuesja e financës Valbona Hoti Duni.
Elisabeta Mataj u emërua në krye të filialit të postës së Durrësit në tetor të vitit 2025, pasi drejtuesja e mëparshme Etleva Budini, fitoi mandatin e deputetes në zgjedhjet e 11 majit, ku garoi në listat e hapura./ad
