Last Updated on 14/07/2026 by EL
Në pikun e sezonit turistik Porti i Durrësit po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh.
Lundrimet e dyfishta në linjën Durrës–Bari janë rikthyer për të përballuar rritjen e numrit të pasagjerëve dhe mjeteve, ndërsa autoritetet parashikojnë rreth 10 për qind më shumë udhëtarë krahasuar me sezonin e kaluar.
Përveç emigrantëve që kthehen për pushime pranë familjeve, linjat detare po zgjidhen gjithnjë e më shumë edhe nga turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.
Çdo ditë, nëpërmjet Portit të Durrësit zbarkojnë mesatarisht deri në 3 mijë pasagjerë, ndërsa gjatë fundjavave ky numër tejkalon 5 mijë.
Përballë këtij fluksi në rritje, kompanitë e lundrimit kanë vënë në shërbim tragete me kapacitete më të mëdha, ndërsa autoritetet portuale kanë shtuar personelin dhe sportelet e shërbimit./et
