Drejtori Ekzekutivi grupit Volkswagen, Oliver Blume, ka njoftuar punonjësit se do të shkurtohen deri në 50 mijë vende pune në mbarë botën.
Sipas Blume-es, në një intervistë të publikuar në faqen e brendshme të intranetit të kompanisë, kjo shifër buron nga plani për të reduktuar kostot administrative, infrastrukturore dhe të mbështetjes së biznesit bazë për të mbetur konkurrues. Revista ‘Der Spiegel’ ishte e para që raportoi për këtë.
Bëhet më tej e ditur se shpenzimet e përgjithshme të Volkswagen-it janë 20 për qind më të larta se ato të kompanive të ngjashme. Aktualisht po zhvillohet një analizë në të gjitha markat, degët dhe rajonet për të përcaktuar se cilat rregullime janë të nevojshme dhe të zbatueshme. Kostot e punonjësve burojnë jo vetëm nga numri i punonjësve, por edhe nga kostot e punës.
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime
“Ne duhet të veprojmë edhe në këtë drejtim”, tha Blume, duke nënkuptuar kështu se përmasa e saktë e reduktimit të fuqisë punëtore ende nuk është përcaktuar. Për pasojë, shkurtimet e vendeve të punës që janë saktësuar tani do të ishin “një vlerësim teorik duke supozuar se nuk ka ndryshim në kostot e punës”.
Përveç këtyre 50 mijë vendeve të punës, do të shtohet edhe objektivi i të gjithë grupit për 50 mijë vende pune në VW, Audi dhe marka të tjera, i cili tashmë është rënë dakord. Sipas Blume-s, më shumë se gjysma e këtij objektivi do të jetë arritur deri në fund të vitit. Në tërësi, sipas “Der Spiegel”, grupi VW do të eliminojë kështu 100 mijë vende pune, shumica e të cilave në Gjermani.
Katër fabrika të VW-së mbeten në shënjestër
Vetëm fundjavën e kaluar, shefi ekzekutiv i VW-së i siguroi publikun në një intervistë për “Bild am Sonntag”, duke deklaruar se ai shihte “zgjidhje më të zgjuara” në vend të mbylljes së fabrikave, dhe duke theksuar se masat e reduktimit të kostove në VW tashmë po jepnin efekt.
Vetëm vitin e kaluar, kostot e prodhimit u reduktuan me mesatarisht 20 për qind.
Fabrikant e VW në Zwickau dhe Emden, fabrika e Audi-t në Neckarsulm dhe fabrika e automjeteve tregtare në Hanover konsiderohen të rrezikuara. Blume gjithashtu komentoi për këtë: “E vërteta është se, siç qëndrojnë gjërat sot, ne ende nuk mund të konfirmojmë një nivel konkurrues prodhimi për fabrikat”, tha drejtori ekzekutiv i VW-së.
Me këtë intervistë, Blume po i përgjigjet gjithashtu kritikave nga këshilli i punëtorëve. Pas një mbledhjeje të bordit mbikëqyrës të enjten e kaluar, kryetarja e këshillit të punëtorëve, Daniela Cavallo, i kishte dhënë Blume një ultimatum për t’u shpjeguar njëherë e mirë me fuqinë punëtore.
Drejtori i përgjithshëm i VW-së e la të kalojë atë afat të premten e kaluar./mxh
