Last Updated on 15/07/2026 by Anisa
Një votim në parlamentin italian është kthyer në një goditje politike për kryeministren Giorgia Meloni, pasi një amendament i paraqitur nga shumica qeverisëse u rrëzua me vetëm një votë diferencë.
Propozimi, pjesë e diskutimeve për ligjin e ri zgjedhor, parashikonte që qytetarët të kishin mundësi të shënonin deri në tre preferenca për kandidatët në fletën e votimit. Amendamenti mori 187 vota pro dhe 188 kundër, duke mos kaluar në parlament.
Sipas raportimeve, rezultati erdhi pas përçarjeve brenda shumicës qeverisëse, ku një numër i konsiderueshëm deputetësh të aleancës së Melonit nuk mbështetën propozimin.
Opozita italiane reagoi menjëherë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministres dhe zgjedhje të reja. Përfaqësues të Partisë Demokratike, Lëvizjes Pesë Yjet dhe forcave të tjera opozitare zhvilluan një protestë jashtë parlamentit, duke akuzuar qeverinë për humbje të mbështetjes politike./ad
