Last Updated on 15/07/2026 by EL
Një protestues nga tubimi para Kryeministrisë u bëri thirrje shqiptarëve të marrin armët në dorë për të shpëtuar Shqipërinë nga kryeministri Edi Rama.
Ai sulmoi edhe SHBA, BE dhe SPAK, duke thënë se i kanë ngulur thikën pas shpine shqiptarëve.
“Edvin Ramën në pushtet e vuri Amerika me Europën. Unë u them atyre a jeni me popullin shqiptar, apo kundër. Ramën në pushtet nuk e mbajmë ne, por Amerika dhe Europa. Janë këto 2 fuqi madhore sot në botë, që ndërtuan edhe SPAK, i cili po na i ngul thikën pas shpine. Ne si shqiptarë kemi ardhur në limitet e durimit tonë. Amerika o të na thotë që na ka miq, o të na thotë që na ka armiq. Ne nuk e lëshojmë atdheun, se ka qejf Amerika apo Europa. Ne nuk jemi naiv, s’jemi të ardhur nga shpella. Ne o vdesim deri te shqiptari i fundit, ose mbrojmë atdheun tonë. Unë kam mendimin që të krijoni edhe një parti politike, edhe të merrni në dorë fatet e kombit. T’i kërkojmë njëzëri Amerikës, boll është boll. Boll na e keni futur thikën në shpinë. Nga sot e pas, ne o do ju shohim si armiq, ose si miq. Jam artist, nuk mund të rri dot pasiv. Rama është armë e përdorur nga SHBA dhe BE për të na shuar ne. Ose të luftojmë me armë në dorë për ta mbrojtur këtë atdhe, ose si të duan këto”, tha një protestues./et
