Last Updated on 22/07/2026 by Anisa
Me një trëndafil në dorë, miqtë, shokët dhe dashamirësit e gazetarit të ndjerë Enrik Mehmeti u mblodhën për ta kujtuar atë në vendin ku kalonte pjesën më të madhe të kohës, pranë gomoneve në mol.
“Për të gjithë ata që e njihnin, Enriku ishte njeriu që priste turistët me buzëqeshje, i përcillte me urimet më të bukura dhe u fliste me krenari për Vlorën dhe Shqipërinë. Me fjalët e tij të ngrohta, ai i ftonte të zbulonin bukuritë e qytetit dhe të vendit.
Edhe pse kishte mundësinë të jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Enriku zgjodhi të kthehej në Vlorë, sepse dashuria për qytetin e tij ishte më e madhe se çdo ëndërr tjetër“, raporton gazetari Edi Ruçi.
“Sot, miqtë e kujtojnë me mall dhe mirënjohje, ndërsa vendi ku ai përshëndeste çdo ditë turistët u mbush me lule dhe emocione. Vlora, qyteti që ai deshi aq shumë, u bë edhe shtëpia e tij e fundit dhe e përjetshme”, vijon gazetari.

