Last Updated on 03/08/2026 by EL
Jo shumë kohë më parë biznesmeni Ermal Beqiri ra në pranga në Francë, e ditën e shtunë SPAK doli me një njoftim zyrtar ku ndër të tjera lajmëroi se kërkonte sekuestrimin e një kështjelle në pronësi të tij.
Kjo kështjellë, 1200 metra katrorë, në Oise të Francës, u bë qendra e vëmendjes gjatë fundjavës që lamë pas, mirëpo sipas gazetarit dhe moderatorit Blendi Fevziu, shqetësimi më i madh për pasitn e Beqirit nuk qëndron te kështjella.
Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, Fevziu argumenton, se me paratë që Ermal Beqiri posedonte nuk është e habitshme të kishte blerë një kështjellë, por sipas tij shqetësimi më i madh qëndron në faktin që ai nuk ishte kapur deri në këtë moment.
“çështja kryesore është si mundet një person në kërkim, me njollë të kuqe, pra që quhet ndër personat më të rrezikshëm, ishte pronar i dy aparatamenteve, një kështjelle, dy llogarive bankare me dy milionë euro, kishte avion privat që fluturonte në Francë dhe nuk ishte identifikuar as nga drejtësia as nga policia?”, është shprehur ai ndër të tjera.
Duke lënë më tej dy hapësira të mundshme që mund t’i japinn “përgjigje” kësaj “pikëpyetje” siç e quan ai, ose është lënë qëllimisht nga policia për të kuptuar lidhjet që kishte, ose ka falimentuar sistemi i sigurisë në Europë.
Blendi Fevziu:“Kam gjithë ditën që lexoj lajme “pse Ermal Beqiri ka blerë kështjellë në Francë?” Në fakt çudia më e madhe nuk është as kështjella as avioni se ja edhe unë hipa sot me një dron taksi që fluturon. Problemi kryesor me 220 milionë që ka marrë kompania e tij mund të kiahte blerë ndoshta edhe pallatin Elysee, jo vetëm një kështjellë, çështja kryesore është si mundet një person në kërkim, me njollë të kuqe, pra që quhet ndër personat më të rrezikshëm, ishte pronar i dy aparatamenteve, një kështjelle, dy llogarive bankare me dy milionë euro, kishte avion privat që fluturonte në Francë dhe nuk ishte identifiluar as nga drejtësia as nga policia?
Një person në kërkim me njollë të kuqe nuk mund të rrinte në pronat e tij të evidentuara, në emër të tij mjafton t’i shohësh. Dhe mbi të gjitha, ose ka qenë në kërkim nga policia për të parë lidhjet që kishte, pra e kanë lënë vetë kastile, ose ka falimetuar gjithë sistemi i sigurisë ne Europë. Kjo është pikëpyetje më e madhe, edhe shqetësim më i madh se sa thjeshtë fakti që ai kishte blerë kështjellë në Francë, se me aq lekë sa kishte e thashë mund të blinte pallatin e Elysee, çfarë po ndodh realisht me persona të tillë që po qëndrojnë në mes të vendeve europiane, kur kërkohen për afera të tilla? Kjo është pikëpyetja më e madhe.”
Kujtojmë se të shtunën e 1 gushtit, SPAK bëri me dije se hetimet zbuluan llogari bankare me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente, u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro, mjete motorike etj. Për këto, SPAK ka kërkuar sekuestrimin nga autoritetet franceze.
